Vendosni fjalën kyçe....

Merkel i kërkon BE-së të vendosë sanksione ndaj Rusisë pas sulmit kibernetik


Gjermania do të kërkojë sanksione të BE-së kundër individëve dhe subjekteve ruse përgjegjëse për sulmin kibernetik që shënjestroi kancelaren Angela Merkel dhe deputetët e Bundestagut, tha të enjten Ministria e Jashtme.

Ambasadori rus Sergej J. Netschajew u thirr sot në Ministrinë e Jashtme për t’u njour me reagimin e fortë të Gjermanisë dhe vendimin e Berlinit për të nxitur mekanizmin e sanksioneve të BE-së kundër atyre që janë përgjegjës, tha ministria në një deklaratë.

Një hetim nga Kryeprokurori i vendit përfundoi në fillim të këtij muaji duke dalë në përfundimin se shtetasi rus Dmitri Badin ishte i përfshirë në sulmin e hakimit në vitin 2015 që shënjestroi zyrën e kancelares Angela Merkel dhe zyrat e disa ligjvënësve.

Ministria e Jashtme pretendoi se provat e mbledhura nga hetuesit tregojnë se Badini ishte duke punuar për shërbimin rus të inteligjencës ushtarake GRU kur kreu sulmin në internet, së bashku me të dyshuarit e tjerë, emrat e të cilëve nuk janë identifikuar ende.

Regjimi i sanksioneve të BE-së parashikon sanksione ndaj njerëzve ose subjekteve që kryejnë sulme në internet ndaj vendeve anëtare të BE-së. Masat e mundshme përfshijnë ndalimin e tyre që të udhëtojnë në BE, ngrirjen e pasurive të personave privatë e subjekteve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *