Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Rama i pagoi 720 mijë euro bandës së Lushnjës për inceneratorin e Tiranës, media ka censuruar denoncimin tim


Kreu i Partisë Demokratike ka denoncuar mbrëmjen e sotme se qeveria ka paguar 720 mijë euro për inceneratorin e Tiranës që i përket sipas Bashës bandës së Lushnjës.

Ai tha se ndërkohë që qeveria nuk paguan asgjë për qytetarët shqiptarë që po përballen me një krizë të thellë ekonomike i jep qindra milionë lekë bandës së Lushnjës.

Basha tha se është censuruar nga mediat lidhur me denoncimin e tij për çështjen në fjalë.

“Qeveria ka paguar sot 720 mijë euro për inceneratorin e Tiranës, që i përket bandës së rrezikshme të Lushnjës. I përket kësaj bande në bashkëpunim me kryeministrin Rama, kryebashkiakun Veliaj e ministrin Ahmetaj. Jam censuruar nga të gjitha mediat lidhur me këtë denoncim. Janë miliona lekë që u shkojnë gazetave, televizioneve, portaleve për të heshtur.” – tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *