Vendosni fjalën kyçe....

Meta: “Basha premtoi se do hynte në zgjedhje”. Përgjigjet Basha: “S’është e vërtetë”


Kreu i Partisë Demokratike deklaroi mbrëmjen e sotme se nuk ishte aspak i surprizuar nga denoncimi i presidentit Meta lidhur me reformën në drejtësi.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’ kryedemokrati theksoi se ai personalisht dhe PD-ja kishin luftuar për një kohë të gjatë për një sistem drejtësie

Kreu i Partisë Demokratike deklaroi mbrëmjen e sotme se nuk ishte e vërtetë që i kishte premtuar presidentit Meta se PD-ja do hynte në zgjedhje nëse kreu i shtetit do shtynte datën e zgjedhjeve.

“Nuk është e vërtetë që i kam premtuar presidentit se do hynimnë zgjedhje për një arsye të vetme sepse KQZ-ja kontrollohej nga Rama siç edhe u tregua.” – tha Basha.

Por çfarë deklaroi presidenti Meta në emisionin Opinion pak ditë më parë. Kreu i shtetit tha se Basha i kishte premtuar se do futej në zgjedhjet lokale nëse kreu i shtetit do e shtynte datën e tyre por kryedemokrati u lëkund pas kësaj.

“Basha premtoi se do futej në zgjedhjet lokale nëse do i shtyja atë ashtu siç edhe ndodhi, por më pas kreu i PD-së u lëkund, edhe kështu edhe ashtu.” – deklaroi Meta pak ditë më parë.

Basha deklaroi gjithashtu se opozita e bashkuar do shkojë e bashkuar në zgjedhjet e ardhshme.

“Zgjedhjet lokale janë të paligjshme. Opozita e bashkuar do shkojë bashkë në zgjedhje. Zgjedhjet duhet të ishin bërë dje sepse Shqipëria nuk mund të vazhdojë më në këtë drejtim.”

Ndërkohë hodhi poshtë me forcë një marrëveshje të mundshme me kryeministrin Rama duke e quajtur këtë të fundit një kufomë politike që i ka ditët e numëruara.

“Nuk ka asnjë marrëveshje me kryeministrin Rama dhe nuk do ketë absolutisht një të tillë. Edi Rama është një kufomë politike që po qelb gjithçka dhe i ka ditët e numëruara.” – theksoi kryedemokrati mbrëmjen e sotme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *