Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Lezhë-Milot, ku një makinë ka përplasur drejtuesin e një motoçiklete.
Drejtuesi i motoçikletës me iniciale M.Gj ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Ndërkohë është shoqëruar në polici drejtuesi i makinës, shtetasi me iniciale J.M
“Sot, rreth orës 12:25, në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Ishull, Lezhë mjeti me drejtues shtetasin J.M.,ka aksidentuar mjetin motoçikletë me drejtues shtetasin M.Gj., banues në fshatin Rrilë, Lezhë, i cili ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”-thuhet në njoftimin e policisë.