Kreu i Shtetit, Ilir Meta, nga Presidenca ka dhënë një konferencë për shtyp lidhur me punën e institucionit që ai drejton duke komentuar ndër të tjera dhe kthimin e dy ligjeve në Kuvend.
Meta tha se Ligji për turizmin detar u kthye pasi duhej të zhvillohej në një regjim të sigurt.
Ndërsa kthimi i ligjit për Porto Romanon, Presidenti tha se procedura anashkalonte konkurrencën.
“Ligji për aktivitetin e turizmit detar, i kthyer. Është kthyer sepse ligji duhet të zhvillohet në një regjim të sigurt dhe këtë nuk e garanton mungesa e koherencës me kushtetutën.
Përdorimi i emërtimeve në gjuhë të huaj, shkronjave që alfabeti nuk i njeh, jo vetëm shkel parimin se gjuha zyrtare është shqipja, por cenon identitetin kombëtar. Uroj që Kuvendi të reflektoje mbi këto çështje.
Ligji për portin në Porto Romano, konstatohet se procedura e aplikuar anashkalon konkurrencën e ndershme, duke hyrë në marrëdhënie të drejtpërdrejtë vetëm me një subjekt.
Kanë mbërritur shqetësim edhe me operatorë të tjerë ekonomikë. Shqetësim ka ngrit edhe KE duke i kërkuar qeverisë shpjegime mbi procedurat e ndjekura. Kuvendi dhe qeveria duhet të vlerësojmë me kujdes shqetësimet e ngritura nga KE dhe operatorët e tjerë”- tha Meta.