Aktualisht po vazhdon mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.
I dalë nga kjo mbledhje kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, deklaroi se mazhoranca është kundër për qeveri kujdestare e cila është propozuar nga opozita.
“Çdo gjë në tryezë është qëndrim i opozitës. Janë koordinuar me opozitën. Nëse ne kërkojmë më shumë transparencë, të shmanget manipulimi, dhe ka reagim negativ nga mazhoranca.
Nëse ne kërkojmë qeverisje kujdestare, dhe nga qeveria ka refuzim atëherë ka një ecje drejt manipulimit të zgjedhjeve nga pala tjetër.
Kemi rënë dakord në parim me Bashën. Do shtrohet në tryezën e Reformës Zgjedhore. Ka të bëjë me interes specifik dhe për krijimin e një marrëdhënie më të drejtë”.
Mediu tha se për sa i përket sistemit zgjedhor si Basha dhe opozita janë për ndryshimin e tij por ka reagime negative nga ana e Partisë Socialiste.
“Mendoj që dhe zoti Basha që janë për ndryshimin e sistemit. Ka reagim negative nga PS që kërkon të mbajë këtë situatë të papranueshme që mos vendosin për të ardhmen e tyre përfaqësuesit e tyre”- tha Mediu.