Presidenti Meta ka qenë shumë aktiv në Facebook ditën e sotme. Ai ka bërë postime të njëpasnjëshme pjesa dërrmuese e të cilëve ka të bëjë me çështjen e reformës zgjedhore.
Në mesazhin e fundit kreu i shtetit nxit fuqimisht palët politik që të miratojnë me konsensus ndryshimet në Kodin Zgjedhor brenda 31 majit 2020, siç janë zotuar.
Ai thekson se miratimi i njëanshëm i ndryshimeve do ishte turp për vendin dhe skandal i paprecedent në historinë e OSBE-së.
“Inkurajoj fuqimisht të gjitha palët të ecin drejt miratimit me konsensus të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, siç janë zotuar, brenda datës 31 maj 2020.
Shqipëria ka kryesimin e radhës së OSBE, ndaj dhe miratimi i njëanshëm i këtyre ndryshimeve, si dhe mospërmbushja e rekomandimeve të OSBE-ODIHR do të ishte një turp i madh për vendin tonë dhe një skandal i paprecedent në historinë e OSBE-së.
Shpresoj që kjo s’do ndodhë!” – shruan Meta.