Vendosni fjalën kyçe....

Ambasada e SHBA-ve nxjerr pamjet nga salla e re e gjyqit: Po trajnojmë kandidatët për gjyqtarë


Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë ka publikuar disa pamje nga salla e re e gjyqit e financuar nga USAID.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Ambasada thekson se reformat e suksesshme në drejtësi mbështeten te gjyqtarët e rinj. E sipas ambasadës, një sallë e jashtëzakonshme dhe një menaxhim i mirë i procesit gjyqësor përbëjnë kompentencat thelbësore që një gjyqtar ta bëjë si duhet punën e tij.

USAID-i bashkëpunoi me Shkollën e Magjistraturës për të ngritur këtë sallë, ku mund të trajnohen kandidatët për gjyqtarë.

“Reformat e suksesshme në drejtësi mbështeten te gjyqtarët e rinj që kanë marrë trajnimin e duhur dhe janë të pajisur me mjetet e duhura për të bërë punën e tyre. Kjo është arsyeja pse USAID-i bashkëpunoi me Shkollën e Magjistraturës për të ngritur një sallë moderne të gjyqit imitues, ku mund të realizohen trajnime praktike dhe të bazuara në përvojën e drejtpërdrejtë të kandidatëve për gjyqtarë. Një sallë gjykimi e jashtëzakonshme dhe një menaxhim i mirë i procesit gjyqësor përbëjnë kompentencat thelbësore të një gjyqtari që e bën si duhet punën e tij”, shkruan ambasada e SHBA-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *