Vendosni fjalën kyçe....

Policia e Shtetit: Të dielën nuk lejohet qarkullimi me makinë


Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhanë lajmin se kjo do jetë fundjava e parë pa kufizime për qytetarët, por kujdes se kufizime paska.

Përveç faktit që nuk lejohet hyrje-dalja në zonat e kuqe, paska edhe një kufizim tjetër të dielën.

Policia e Shtetit ka dalë sot me një njoftim ku sqaron qytetarët se edhe pse të gjitha bizneset do të jenë të hapura të dielën, nuk do të lejohet qarkullimi me automjet në asnjë qytet të vendit.

“Në kuadër të zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Policia e Shtetit njofton të gjithë qytetarët se në datën 31.05.2020 do të jenë të hapura të gjitha bizneset, si dhe do jetë e lirë lëvizja për këmbësorët, por nuk do lejohet në asnjë qytet të vendit qarkullimi i automjeteve.

Gjithashtu, edhe për këtë fundjavë nuk do lejohet hyrja dhe dalja në zonat e kuqe, si dhe ndalohet lëvizja drejt plazheve nga zonat që nuk janë zona bregdetare.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të zbatojnë me rigorozitet ndalim-qarkullimin me automjete për ditën e nesërme, si dhe të respektohet distancimi social në të gjithë vendin.”– thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *