Paraditen e sotme, Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj ka zhvilluar disa takime me bizneset në zonën e Paskuqanit, me të cilët ka biseduar në lidje me pagën e luftës.
Drejtoresha e Tatimeve tha se janë 32 mijë të punësuar që i shtohen pagesës së pagës së dytë të luftës, ndërsa paralajmëroi se të gjithë të interesuarit duhet të aplikojnë deri më 5 qershor. PAsi në të kundërt do të ketë penalizimie për punëdhënësit.
“Janë 32 mijë të punësuar që i shtohen pagesës së pagës së dytë të luftës. Të gjithë tatimpaguesit duhet të aplikojnë brenda datës 5 qershor që të bëjnë aplikimet për punonjësit, në të kundërt punëdhënësit do të sanksionohen dhe punonjësve do t’ua çojmë direkt në llogari 400 mijë lekëshin”, -tha Ibrahimaj.