Kreu i PD-së Lulzim Basha, shkruan se vetëm largimi i Ramës mund të mundësojë rimëkëmbjen e ekonomike dhe uljen e papunësisë.
Sipas Bashës, Rama po mundohet t’i mbyllë gojën shqiptarëve pasi ka 7 vite që i vjedh dhe i varfëron.
“Pasi i vodhi e varfëroi për 7 vite dhe i braktisi në ditët e tyre më të vështira, sot Edi Rama po mundohet t’u mbyllë gojën shqiptarëve, t’i shtypë e izolojë.
Që ekonomia të rimëkëmbet, që të ulet papunësia dhe shqiptarët të jetojnë në normalitet duhet një qeveri që mendon e kujdeset për njerëzit. Është koha që Shqipëria dhe shqiptarët të shpëtojnë nga e keqja e madhe, RAMAVIRUSI dhe me bashkimin më të madh të sjellim ndryshimin që pret çdo shqiptar”-shkruan Basha.