Vendosni fjalën kyçe....

“Protestat po instrumentalizohen nga radikalët e majtë” – Kryeprokurori amerikan


Prokurori i Përgjithshëm amerikan,William Barr, iu drejtua vendit në fundjavë pas trazirave të dhunshme që kanë shpërthyer në disa qytete të mëdha ditët e fundit në përgjigje të vdekjes së George Floyd në Minneapolis.

“Madhështia e kombit tonë vjen nga përkushtimi ynë ndaj sundimit të ligjit,” tha Barr.

“Zemërimi i komunitetit për atë që ndodhi me George Floyd në Minneapolis është i vërtetë dhe i ligjshëm. Përgjegjësia për vdekjen e tij duhet të adresohet dhe po adresohet, përmes procesit të rregullt të sistemit tonë të drejtësisë penale, si në shtet ashtu edhe në atë federal. Ai sistem po funksionon dhe po lëviz me shpejtësi të jashtëzakonshme. Tashmë janë ngritur akuza fillestare. Ky proces vazhdon të ecë përpara. Drejtësia do të bëhet.” – shtoi ai.

“Fatkeqësisht, me trazirat që po ndodhin në shumë prej qyteteve tona në të gjithë vendin, zërat e protestës paqësore po rrëmbehen nga elementë radikalë të dhunshëm,” vazhdoi Barr.

“Grupet e radikalëve të jashtëm dhe agjentët po shfrytëzojnë situatën për të ndjekur agjendën e tyre të veçantë dhe të dhunshme. Në shumë vende, duket se dhuna është planifikuar, organizuar dhe nxitur nga ekstremistët anarkistë dhe ekstremistë të majtë, duke përdorur taktika të ngjashme me Antifa-n (lëvizje e majtë antifashiste), shumë prej të cilëve udhëtojnë jashtë shtetit për të promovuar dhunën,” vazhdoi Barr.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *