Vendosni fjalën kyçe....

“Restaurimi i kalasë së Durrësit nga ekspertë pa licencë e në shkelje të ligjeve” – Denoncimi


Ka nisur puna për restaurimin e kullës bizantine që u rrëzua nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës. Restaurimi i kësaj kulle i është dhënë OJF-së ‘CHwB’ Albania.

Sipas Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, OJF-ja që drejtohet nga arkitektja boshnjake Lejla Hadxhixh-Pesha, njihet për restaurimin e Hamamit të Krujës, një punës që sipas FMTK-së, është skandaloze.

Në një postim në rrjetet sociale, forumi thekson se për restaurimin e Hamamit të Krujës jo vetëm që është shpenzuar një shumë e madhe prej 84 mijë eurosh për një sipërfaqe modeste, por pas restaurimit, Hamami ka humbur çdo vlerë historike duke u kthyer në një qendër SPA të një hoteli modern. Për më tepër, vijon denoncimi, pas shirave, objekti u përmbyt.

Sipas forumit, Ministria e Kulturës që drejtohet nga Elva Margariti dhe Instituti i Monumenteve që drejtohet nga Luljeta Dollani po i japin OJF-së ‘CHwB’ Albania edhe restaurimin e Kalave të Krujës e Prezës.

Sipas forumit, restaurimi i monumenteve që bëhet me fondet e ambasadave të huaja duhet bërë nga vetë Instituti i Monumenteve.

Sipas forumit, shefja e Institutit të Monumenteve, Dollani, po autorizon për ndërhyrjen një OJF dhe një arkitekte që është kritikuar disa herë në publik për shndërrimin e monumenteve.

Po kështu i bëhet thirrje shefes së Institutit të Monumenteve që të sqarojë se cilët specialistë kanë përgatitur projektet e restaurimit në kalatë më të rëndësishme të vendit.

Sipas forumit, ato janë hartuar nga ekspertë që nuk kanë licencë për monumentet antiko-mesjetare e procedurat janë bërë në shkelje të plotë ligjore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *