Prokurori i përgjithshëm i Minesotës, Keith Ellison, është shprehur në mbështetje të Antifa-s (lëvizje e majtë anti-fashiste) kohë më parë.
Ellison ishte asokohe kongresmen dhe zv.kryetar i Komitetit të Partisë Demokratike por më pas e fshiu postimin në mbështetje të Antifa-s.
Antifa shihet si një nga organizatat që qëndrojnë pas protestave të dhunshme në Mineapolis e qytete të tjera amerikane lidhur me vdekjen e afro-amerikanit, George Floyd para pak ditësh. Demokrati Ellison, që sot mban pozicionin e kryeprokurorit të shtetit të Minesotës, postonte në vitn 2018 mbështetjen e tij ndaj Antifa-s.
Postimi i tij në rrjet është fshirë nga Ellison kohë më pas por pavarësisht kësaj ka mbijetuar në rrjet. Kryeprokurori i SHBA-ve, William Barr, deklaroi ditën e djeshme se ndërsa protestat ishin të drejta, ato po instumentalizoheshin nga grupet radikale të majta me agjenda të përcaktuara qartë, njëri prej të cilëve edhe Antifa.
Protestat më të dhunshme deri tani kanë ndodhur në shtetet që drejtohen nga guvernatorë demokratë si në Minesota, Nju Jork, Illinois e Kaliforni.