Një incident shqetësues është filmuar në Minneapolis, ku një kamion futet mes turmës së protestuesve duke rrezikuar të shtypë disa prej tyre.
Më pas ai ndalet dhe nxirret me forcë nga mjeti para mbërritjes së policisë që e arrestoi në spital, ku u dërgua për t’u mjekuar nga plagët që iu shkaktuan nga protestuesit.
Teksa rruga ishte plot me njerëz që protestonin për vdekjen e George Floyd kamioni u fut me shpejtësi në turmë para se të ndalej.
Ai mori platë të lehta nga protestuesit që e dhunuan para mbërritjes së policisë. SHBA-të janë përfshirë në protesta të dhunshme lidhur me vdekjen e George Floyd teksa nuk kanë munguar grabitjet e dyqaneve dhe dëmtimet e pronës private në mbarë vendin.
Presidenti Trump e kryeprokurori Barr kanë deklaruar se pas protestave të dhunshme qëndrojnë grupet e majta radikale.