Vendosni fjalën kyçe....

Kurti i përgjigjet akuzave: Nuk ka tarifë për dezinfektimin në doganë dhe as karantinë për 7 ditë


Kryeministri në Detyrë, i Kosovës Albin Kurti i është përgjigjur akuzave të ditës së sotme si nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ashtu edhe nga Presidenti Hashim Thaçi me precedentin e hapjes së kufijve pas bllokimit nga epidemia.

Kurti tha se nuk ekziston tarifa 22 euro për dezinfektimin duke thënë se kjo ishte vendim i ministrisë së kaluar dhe tashmë është hequr, por i ka përmendur Ramës vendosjes e traut si taksë.

Ne nuk jemi konsultuar nga qeveria e Shqipërisë kur mbylli kufirin me Kosovën dhe as kur ta hape kufirin. Ne vendosëm mbrëmë që të hapim kufirin me Shqipërinë por me disa masa, që janë të nevojshme meqë pandemia nuk ka kaluar.  Me këtë rast dua të theksoj se ka qenë një vendim i vjetër i njërës prej ministrive, kur shpallën gjendjen e emergjencës që të bëhej dezinfektimi i maunave dhe ky vendim i vjetër është anuluar dhe nuk ka më nevojë për dezinfektimi. Ndërkohë trau vazhdon të jetë aty dhe të na marrë paratë, jo për shtetin, por për një koncesionar“- deklaroi Kurti në emisionin 5 pyetje nga Babaramo në Report TV.  

Ndërsa për deklaratën e Presidentit Thaçi se qytetarët shqiptarë duhet të karantinohen për 7 ditë nëse hyjnë në Kosovë, Albin Kurti tha se kjo nuk është e vërtetë.

Nuk është e vërtetë dhe kjo është humbje kohe të merremi me deklaratat e një presidenti që ka humbur toruan.  Ne e kemi mbyllur karantinimin në fundjavën që lamë pas. Ajo çfarë bëjmë ne është që qytetarët që vijnë në Kosovë i kërkojmë që të tregojnë lejë qëndrimi, i matim temperaturën  e tyre, marrim të dhënat dhe nëse kanë bërë testin 4 ditët e fundit kalojnë pa asnjë problem. Po mundohemi të bëjmë edhe zbutje shtesë. Por nuk mund të sillemi në një situatë normale. Nuk duhet të lejojmë rikthimin e pandemisë“- u shpreh Albin Kurti. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *