Vendosni fjalën kyçe....

Përdhunimi i së miturës, reagon Shahini, problemin e sheh te raportimi në media


Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka reaguar për rastin e përdhunimit të së miturës nga roja i shkollës duke theksuar se shkolla duhet të ktheht në një mjedis të sigurt dhe se tashmë ka protokolle sipas saj ku sapo bëhet denoncimi hiqen nga puna abuzuesit.

Por Shahini, në video-mesazhin e saj në rrjetet sociale sheh problem te raportimi në media që sipas saj me pyetjet që ngre bën fajtor viktimën.

Do të flasim për bullizmin, dhunën gjinore. Denoncimi është e vetmja mënyrë që institucionet të ndërhyjmë dhe të mbrojnë të dhunuarit. Faji dhe turpi i takojnë dhunuesit dhe abuzuesit dhe nuk është turp të denoncojnë. Shkolla duhet të kthehet në një ambjent të sigurt që nxënësi të besojë të tregojë dhunën dhe abuzimin. Janë vendosur tashmë protokollet e veprimit të shpejtë, në mënyrë që sapo të bëhet një denoncim, të përjashtohet nga puna abuzuesi dhe të ndiqet penalisht.

Kjo ka ndodhur me raste të tilla deri më tani dhe po përballen me drejtësinë dhe po vuajnë dënimin. Duhet që jo vetëm kaq, por të ndryshojë edhe kultura, edhe media duhet të bëjë më shumë të raportojë në mënyrë më të mirë dhe të ndjeshme. U raportua nga një gazetare duke lënë përshtypje me pyetjet e saj sikur është viktima fajtor për çfarë kishte ndodhur”- tha ndër të tjera Shahini.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *