Vendosni fjalën kyçe....

Grenell jep zyrtarisht dorëheqjen nga posti në DASH, Trump i dhuron një karrige


Richard Grenell nuk do të ketë më asnjë funksion në DASH pasi do të vijojë me punën si kreu i Inteligjencës Amerikane. Ai nuk do të jetë më as ambasador i SHBA-së në Gjermani.

Pasi dorëzoi dorëheqjen zyrtare, presidenti amerikan Donald Trump i dha Grenellit si dhuratë një karrige.

“Sot unë zyrtarisht dhashë dorëheqje nga Departamenti i Shtetit.  Dhe Presidenti Trump më dhuroi një dhuratë largimi – Kryetarit tim të Kabinetit.  Sekretarët e kabinetit ’Duke vepruar’ nuk marrin karrige, por Presidenti Trump donte që unë të kisha timen sepse, siç tha ai, ‘Ju jeni Sekretari i Parë i Kabinetit dhe është një çështje e madhe’.”– ka shkruar Grenell në një postim në Twitter.

Edhe pse ka hequr dorë nga dy detyrat e rëndësishme, Grenell do të vijojë të mbajë postin e të dërguarit special për dialogun Kosovë-Serbi. Ai ende nuk ka thënë nëse do largohet edhe nga ky post.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *