Paraditen e sotme, Ministria e Shëndetësisë konfirmuar se 6 mjekë e infermierë të tjerë janë infektuar nga koronavirusi.
Sipas ABC News, bëhet fjalë për mjekë të Qendrës Shëndetësore Nr.9 në Tiranë, e cila mesa duket është kthyer në vatrën e dytë të sëmundjes infective të COVID-19, që pas infektimit të një mjeku ditën e djeshme.
Kujtojmë se më përpara kësaj qendre, koronavirusi ishte përhapur gjerësisht në shërbimin e mjekësisë interne në QSUT, që u detyrua të mbyllej për këtë shkak.
Deri më 31 maj bëhej fjalë për 26 personel shëndetësorë të prekur në QSUT dhe 14 pacientë. Dje u konfirmuan me koronavirus edhe 2 të tjerë të personelit shëndetësor. E sot zbulohet përhapja edhe në Qendrën Nr.9./Hashtag.al