Vendosni fjalën kyçe....

KQZ rrëzon kërkesën e Referendumit për Sistemin Zgjedhor


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka refuzuar kërkesën e Referendumit të Sistemit Zgjedhor, të dorëzuar nga 12 aktivistë të shoqërisë civile.

Shkak për këtë janë bërë mosmarrëveshjet mes anëtarëve të KQZ-së. Denar Biba nuk ka dashur fare të shqyrtohet kjo kërkesë por Klement Zguri ka këmbëngulur.

Në votim ka pasur 1 votë pro nga Zguri dhe 4 kundër. Njëra prej anëtareve Rezarta Bitri, tha se vota e saj nuk është kundër por është për shtyrje të kërkesës pasi sipas saj nuk ka për çfarë të votojë.

 “Unë nuk mund të shprehem as pro dhe as kundër. Më duket e pakuptimtë dhe nuk kam çfarë të votoj”– tha Rezarta Bitri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *