Vendosni fjalën kyçe....

Barcelona arrin marrëveshjen me Martinezin, nis bisedimet me Interin


Lautaro Martinez është praktikisht sulmuesi i ri i Barcelonës. Sipas katalanases ‘Sport’ drejtuesit e klubit spanjoll kanë arritur në parim marrëveshjen me argjentinasin për 5 vitet e ardhshme.

Gjithçka ka mbetur tani është të bindin drejtuesit e Interit që ta lënë të lirë lojtarin. 12 milionë euro në sezon për 5 vitet e ardhshme është ajo që i ka ofruar Barcelona, Martinezit.

Aktualisht Lautaro ka një klauzolë prej 111 milionë eurosh por katalanasit shpresojnë që ta marrin talentin për më pak se 90 milionë euro duke përfshirë në marrëveshje edhe kartonin e ndonjë lojtari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *