Epidemiologu Anders Tegnell i cili qëndron pas strategjisë së Suedisë për përballimin e pandemisë së COVID-19, pranon se ka gabuar.
Mëngjesin e kësaj të mërkure, Tengell tha se shumë njerëz kanë humbur jetën në një periudhë shumë të shkurtër dhe se Suedia duhej të kishte bërë më shumë për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
“Nëse do të takonim përsëri të njëjtën sëmundje, duke e ditur saktësisht se çfarë dimë për të sot, unë mendoj se do të vendosnim të bënim diçka midis asaj që bëri Suedia dhe asaj që ka bërë pjesa tjetër e botës”– tha Tegnell për emisionin në radio Ekot.
Një nga homologët e tij norvegjez, Frode Forland, muajin e kaluar akuzoi Suedinë se ka ndejkur planet e vendosura për koronavirusin shumë më herët se të shpërthente pandemia dhe se nuk mundi dot të përshtatet me informacionin e ri.
Gjatë pandemisë, Suedia ka adoptuar një qasje më të butë sesa shumë nga fqinjët e saj evropianë: duke ndaluar eventet publike të më shumë se 50 personave, ndalimin e vizitave në shtëpitë e të moshuarve dhe mbyllja e universiteteve dhe shkollave për ata mbi-16 vjeç. E gjithashtu u mbështet në masat vullnetare për frenimin e koronavirusit, duke mos i bërë të detyrueshme.
“Strategjia na ka lejuar të kemi një shoqëri më e hapur. Por gjithashtu ka shkaktuar përhapjen e infeksionit në shoqëri, megjithëse në një nivel më të ulët, dhe megjithëse vdekjet kanë rënë, gati 50 njerëz ende vdesin në Suedi në ditë. Dhe në total, më shumë se 4,000 njerëz kanë vdekur në Suedi pasi u infektuan nga virusi i ri i koronës.”– tha Tegnell.
Epidemiologu i shtetit ka argumentuar vazhdimisht se Suedia kishte strategjinë më të qëndrueshme, por ai tani është edhe vetë-kritik. Ishtë numri i lartë i vdekjeve që e bënë Anders Tegnell të mendonte.
Por Tegnell tha që shumë njerëz kishin humbur jetën e tyre.
“Unë mendoj se ka qartë hapësirë për përmirësime për ato që kemi bërë në Suedi. Do të ishte mirë të dinim saktësisht se çfarë të mbyllim për të frenuar më mirë përhapjen e infeksionit”– tha Tegnell. “Në të ardhmen duhet të mendojmë nëse do të kishte ekzistuar një mënyrë për të parandaluar numrin e vdekjeve”. Por Tegnell tha që ende nuk ishte e qartë se çfarë Suedia duhet të kishte bërë ndryshe, nëse ajo duhet të kishte prezantuar masa të ndryshme ose t’i prezantonte ato të gjitha në të njëjtën kohë sesa në hapa shtesë.