Vendosni fjalën kyçe....

“Rama përuron dy herë të njëjtën fermë në Divjakë” – Basha publikon videon


“Kryeministri Rama ka përuruar dy herë të njëjtën fermë në Divjakë.” – shkruan kreu i Partisë Demokratike në Facebook.

Ai ka publikuar një video ku shkruan se më 30 maj 2019 Rama dhe ekipi i tij i propagandës përuruan një fermë në Divjakë. Të njëjtën gjë ka bërë kreu i qeverisë edhe një vit më vonë më 30 maj 2020.

Basha shkruan se ndërsa Ramavirusi po shkatërron agrobiznesin vendas, ai përuron të njëjtën fermë në Divjakë.

“Ndërkohë që RAMAVIRUSI po shkatërron agrobiznesin vendas, ideatori dhe zbatuesi i këtij shkatërrimi, vjet në 30 maj dhe këtë vit po në 30 maj shfaqet duke përuruar të njëjtën fermë në Divjakë.

Është e qartë se subvencionet e AZHBR-së për fermerët si çdo fond publik në Shqipëri janë vetëm në dispozicion të klientëve të Edi Ramës, të miqve dhe oligarkëve të tij. Pasi rrënuan ekonominë dhe zhvatën paratë e shqiptarëve, cirku kryeministror i rikthehet objekteve që ka përuruar më parë me shpresën se shqiptarët do t’i besojnë shfaqjet me regji qëndrore të ERTV-së.

Edi Rama i ka zhytur shqiptarët në varfëri dhe papunësi, e ka rrënuar ekonominë dhe biznesin e ndershëm dhe po e çon agrobiznesin drejt falimentimit. Asnjë formë propagande nuk i mbulon dot gënjeshtrat e Edi Ramës, që është përgjegjësi kryesor për krizën e thellë që po kalon çdo sektor i ekonomisë shqiptare.” – shkruan Basha në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *