Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon takimi në rezidencën amerikane, Yuri Kim: Mazhoranca lëshoi pe për zgjedhoren, topi është në fushën e Bashës


Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, në deklaratën për mediat tha se është arritur një progres i jashtëzakonshëm nga diskutimet.

Ajo theksoi se partia në pushtet lëshoi në diskutime, ndërsa hodhi “topin” në fushën e opozitës për të firmosur marrëveshjen.

Sipas saj nga diskutimet janë adresuar rekomandimet e ODHIR por edhe më shumë për Reformën Zgjedhore.

Ishte një ditë e gjatë dhe kemi bërë një progres të mirë. Ne u takuam edhe për 9 orë të tjera sot dhe bëmë progres të madh. Ashtu siç thash dje në një negociatë që është kaq e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë, çdo  palë i kërkohet që të jap në mënyrë që Shqipëria të fitoje.

Në fakt çdo palë dha dhe çdo palë fitoi, populli mund të fitojë akoma më shumë. Çdo palë dha por më duhet ti jap merita të veçanta partisë në pushtet. Ne e bëmë të qartë se partia në pushtet ka privilegjet e tyre dhe ata duhet të japin më shumë dhe në fakt ata e bënë. E përgëzoj PS për atë që bënë këtë mbrëmje. Ne patëm atë që mund të jetë një marrëveshje shumë e mirë, që do të vendose Shqipërinë në mënyrë të patundur drejt anëtarësimit të saj në BE. Përmban masa të cilat janë adresuar nga ODIHR.

Ka ardhur koha për opozitën dhe PD dhe mikun tim Lul Basha që të barazpeshojë të gjithë faktorët dhe ti thonë po për popullin shqiptar dhe ti thonë po për Shqipërinë në BE. Topi është në fushën e tij, e ardhmja është në fushën e tij”-tha Kim


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *