Vendosni fjalën kyçe....

Protestat në SHBA, mbi 7000 të arrestuar në 43 shtete


Protestat që u nxitën nga vrasja e afrikano-amerikanit nga një oficer policie, hynë në ditën e tetë, duke krijuar trazira, dhunë dhe plaçkitje të dyqaneve në Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Si pasojë e demonstratave, në Saint Louis humbi jetën edhe një polic, i cili u mundua të ndalë një grup vandalësh që po grabisnin dyqane.

Përleshje me policinë pati edhe në Atlanada, Uashington e  Los Angeles.

Numri i arrestimeve që kur nisen protestat mbërriti në 7200 njerëz në 43 shtete amerikane.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *