Vendosni fjalën kyçe....

Mero Baze: Basha ktheu mendje duke gënjyer ambasadoren se nuk e kishte kuptuar mirë tekstin


Deklarata e bërë pak ditë më parë nga administratori i SYRI TV, Çim Peka, se Lulzim Basha e kishte marrë në telefon ambasadoren amerikane Yuri Kim që të mos i drejtohej më atij “Luli” por t’i drejtohej zyrtarisht, vazhdon të komentohet.

Botuesi i gazetës Tema, Mero Baze, ka publikuar një shkrim lidhur me këtë, ku shprehet se deklaratat e Pekës nuk duhen marrë me të qeshur pasi reflektojnë kryetarin e opozitës dhe duhen marrë seriozisht.

Baze thotë me këto duhet të kihet parasysh kryedemokrati Lulzim Basha, që sipas tij ka vënë Pekën të gënjejë. Baze thotë se Basha e ka pranuar në fillim draftin e OSBE/ODIHR, që ja kanë vënë para ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim  dhe ai i Bashkimit Europian, Luigi Soreca.

Mirëpo kur ish-kryeministri Sali Berisha e ka  konsideruar si “thikë pas shpine” për PD-në, sipas analistit Basha ktheu mendje. Kështu ai është detyruar sipas tij të gënjejë ambasadoren duke thënë se nuk e ka kuptuar mirë tekstin kur e ka firmosur. Kështu thotë Mero Baze.

Çfarë shkruan Mero Baze

E gjitha çfarë duket si idiotësi e Çlirim Pekës, rreth fantazisë së tij për bisedën mes Bashës dhe ambasadores amerikane, në fakt tregon se çfarë është në të vërtetë Lulzim Basha. Nuk kanë rëndësi detajet qesharake të rrëfimit të një mitomani që shërben në familjen e pistë të Sali Berishës.

E rëndësishme është të kuptohet nevoja që ka Lulzim Basha të gënjejë së pari Berishët për atë që po ndodh dhe së dyti ta vendosë këtë në gojën e një njeriu qesharak, që nuk merret seriozisht në asnjë rast.

Ndaj kjo histori e Çlirim Pekës mund të merret me të qeshur kur flasim për të, por duhet marrë seriozisht si hall i Lulzim Bashës nëse e shikojmë të plotë historinë.

Lulzim Basha ka pranuar fillimisht draftin e OSBE/ODIHR, që ja kanë vënë para ambasadorja e SHBA dhe ai i Bashkimit Europian. Më pas kur Berishët kanë ulëritur dhe e kanë quajtur “thikë pas shpine” për Partinë Demokratike, ai është detyruar si ata fëmijët që gënjejnë prindërit për detyrat e shtëpisë, duke u shpikur trimërinë e tij në ambasadë për Berishët dhe duke shpikur për ambasadorët gënjeshtrën se nuk e ka kuptuar mirë tekstin kur e ka firmosur para tyre.

I është dashur të shpikë dhe gënjeshtra të tjera. I është dashur të shpikë që aleatët nuk e pranojnë marrëveshjen se duan protesta, ndërkohë që aleatët nuk dinë asgjë se çfarë ka bërë ndërkohë Lulzim Basha dhe më së paku duan protesta.

Dhe mes këtyre gënjeshtrave shkëlqen natyrisht gënjeshtra që vuri në gojë të Çlirimit.

Prandaj kur diskutimi për këtë episod qesharak, kur përpiqeni të përktheni nëse ajo që tha ambasadorja Kim është e “pakuptimtë” apo “broçkulla” më shqip, kini parasysh Lulzimin dhe jo Çlirimin.

Dhe kjo është një vijë sjellje e tij për gjithë jetën e tij politike. Ai thjesht gënjen sipas hallit që ka. Kur ka hall me ambasadorët thotë nuk e kuptova mirë, kur ka hall me Berishët thotë “ua theva turinjtë ambasadorëve”, kur ka hall me PD-në u thotë “do bëjmë protesta”, kur ka hall me karrigen e tij, thotë “do bashkojmë PD”, kur ka hall me humbjet thotë “mi vodhën votat” etj.

Ndaj mos u përpiqni të kuptoni sa budalla është Çlirim Peka. Ai është zgjedhur si budalla të thotë gënjeshtrën e Lulzimit, pasi nuk kishte kush ta thoshte tjetër. Në fakt Lulit ai i ka mbetur.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *