Vendosni fjalën kyçe....

I riu në Kurbin shkon i plagosur në spital, policia e arreston


Një 26-vjeçar ka shkuar i plagosur mbrëmë në spital, duke kërkuar ndihmën e mjekëve. Kjo ka ndodhur rreth orës 23:15 në spitalin e Kurbinit.

I riu u ka thënë se është vetëplagosur me armën e zjarrit që e mbante pa leje në banesë dhe për këtë arsye policia e ka arrestuar.

“Rreth orës 23:15 të mbrëmjes së djeshme, në spitalin e Kurbinit është paraqitur për ndihmë mjekësore një 26-vjeçar, i cili ishte plagosur me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe nga hetimet rezultoi se 26-vjeçari ishte vetëplagosur aksidentalisht në këmbë, me armë zjarri, në banesën e tij. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma tip pistoletë, më të cilën është vetëplagosur ky shtetas.

Në vijim të veprimeve, Policia e Kurbinit ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 26 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.”– thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *