Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti Valteri: Të rikthejmë dënimin me vdekje, kush përdhunon fëmijë të varet mes qytetit


Seanca e sotme plenare ka nisur me një thirrje të deputetit Halit Valteri, për të rikthyer dënimin me vdekje për ata që kryejnë marrëdhënie seksuale me të miturit.

“Kush përdhunon fëmijë, kush është pedofil të varet midis qytetit, ta rikthejmë edhe njëherë dënimin me vdekje se këta maskarenj nuk e meritojnë të jetojnë. Nuk do të na çojë kjo në Europë.

Të ulemi të diskutojmë e ta rikthejmë dënimin me vdekje, kush prek fëmijët duhet të varet midis qytetit.”– tha deputeti Halit Valteri.

Kjo deklaratë vjen lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Kamëz, ku një vajzë e moshës 15-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga roja i shkollës, i cili prej një viti e ka kërcënuar vazhdimisht përmes videove e fotove intime të saj, pamje të cilat ua ka vënë në dispozicion disa adoleshentëve që gjithashtu i kanë përdorur për të kryer marrëdhënie seksuale me vajzën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *