Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka folur sot lidhur me çështjen e abuzimit në shkolla, pas rastit të rëndë të një vajze 15-vjeçare në Kamëz, të abuzuar nga roja i shkollës. Ministrja Shahini foli kundër organizatave dhe mediave, duke i bërë ato përgjegjëse për mosdenoncimet e rasteve.
Ajo tha se shpeshherë organizatat kanë dijeni për abuzimet seksuale në shkolla, përpara se rastet të denoncohen dhe nuk kanë bërë asgjë për denoncimin e tyre. Ndërsa lidhur me mediat tha se u shkelin privatësinë duke publikuar të dhëna që zbulojnë identitetin e denoncuesve dhe kjo I bën fëmijët të tremben dhe si pasojë të mos denoncojnë rastet e abuzimeve.
“Natyrisht ne kemi përgjegjësi të ndryshojmë kulturën në shkollë, por secili prej jush ka përgjegjësi individuale për të ndryshuar kulturën në shoqëri.
Tani dua të bëj një gjë të qartë se askurrë, Ministria e Arsimit nuk do të prononcohet në rastet indivuale të abuzimit. Do flsasim publikisht për problemin, do marrim masa.
Një thirrje për organizatat që më kanë dërguar pyetjet në email. Ndërpritni menjëherë daljen në media me informacion identifikues për personat që ju duhet të mbroni. Tek lista e organizatave që na kishin shkruar ishte dhe një organizatë partnere që paguhet nga shteti, që mesa kuptoj janë gjithmonë në dijeni paraprakisht për rastet që denoncohen aty por për ndonjë arsye, ndaj kemi kërkuar hetim urgjent për protokollet që janë ndjekur. MSH ka kërkuar që urdhri i psikologut të raportojë për çështjet e abuzimit seksual.
U kemi dërguar bashkive kritere për rojet dhe sanitarët. Stafi që punon në shkollë duhet të jetë me dinjitet. Kemi kërkuar që të merren masa të dëshmisë së raportuar në një medium, të një të mituri të abuzuar. Kërkoj nga AMA që të marrë masa.
E di çfarë më kanë thënë të gjithë nxënësit? Ju lutem më mbroni anonimitetin, ju lutem më mbroni nga gazetarët. Dhe unë kam frikën se arsyeja pse nuk bëjnë denoncime është pikërisht nga frika se do dalin në television. Kemi nisur një investigitim serioz dhe kemi ndërtuar edhe një platform për të cilën kemi nevojë për mbështetjen tuaj me buxhet. Kemi vendosur të 2-fishkojmë numrin e psikologëve dhe të nisim një fushatë. Kjo nuk mjafton nëse duam të parandalojmë ngacmimin e diskriminimin e grave.”– tha Shahini.