Sapo ka përfunduar takimi mes ambasadorëve të huaj në vendin tonë, të cilët u mblodhën në zyrën e ambasadorit të BE-së Luigi Soreca për të diskutuar lidhur me ngërçin politik për Reformën Zgjedhore.
Në orën 11:00, Soreca priti në zyrë ambasadoren amerikane Yuri Kim, ambasadorin britanik Duncan Norman, ambasadori Peter Zingraf, si dhe ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt.
Takimi mes tyre zgjati 60 minuta, e gazetarët po i prisnin tek dera për ndonjë prononcim, por ata nuk kanë prnauar të flasin. Madje ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, u largua nga hyrja e pasme duke i shmangur mediat.