Kryeministri Rama i është përgjigjur kreut të opozitës Basha me fjalët e ambasadores amerikane, Kim.
Teksa fliste në Kuvend për reformën zgjedhore, kreu i qeverisë tha se është në pritje të atyre që e kanë topin se ku do e çojnë topin.
“Të presim ata që kanë topin të thonë se ku do e çojnë topin. Ta nxjerrin nga stadiumi, të presin, të krosojnë, apo do e kapin. Do presim.” – tha Rama.
Gjatë fjalës së tij ai tha se në çdo qendër votimi do montohen kamera për të mbikëqyrur procesin e votimit. Ai shtoi se pavarësisht vullnetarëve në administratën zgjedhore, për garatimin e tyre duhen njerëz të administratës.
“Kemi thënë se çdo parti, çdo individ që hyn në zgjedhje, mund të nxisë dynjanë e njerëzve që të shkojnë të hyjnë në administratën e zgjedhjeve. Na duhen njerëz për trajnime dhe në fund të hidhet shorti. Por ama, për të garantuar zgjedhjet, pasi vullnetarët janë vullnetarë, duhen njerëz të administratës. Në çdo qendër votimi do të vëmë kamera.” – tha ndër të tjera kreu i qeverisë.
Ditën e djeshme ambasadorja amerikane, Kim, tha se për reformën zgjedhore topi ishte në fushën e Bashës.