Vendosni fjalën kyçe....

Rama falënderon ambasadorët: U jam mirënjohës, dalin nga roli i tyre e bëjnë arbitrin në ping-pongun tonë


Kryeministri Rama ka falenderuar ambasadorët për kontributin e tyre lidhur me reformën zgjedhore në vend.

Në fjalën e tij në Kuvend kreu i qeverisë tha se u është mirënjohës ambasadorëv që dalin nga roli e mandati i tyre duke parë ping-pongun shqiptar.

“U jam mirënjohës ambasadorëve, që dalin nga roli dhe mandati i tyre, dhe bëjnë arbitrin, duke parë ping-pongun shqiptar. Sidoqoftë mbetet me vlerë fakti se së paku diskutimet bëhen me dëshmitarë. Së paku, kur të tjerët që marrin ato email-et dhe mesazhet e pafundme të gënjeshtrave nga selia e opozitës, të kenë mundësinë të verifikojnë burimin, duke folur me përfaqësuesit e tyre.” – tha Rama.

Lidhur me identifikimin elektronik në zgjedhje, kryeministri tha se shumica është për përdorimin e saj deri ku të arrihet e për pjesën tjetër të vijohet me atë tradicional.

“Nga firmosja e kontratës deri te realimi i sistemit elektronik duhet minimum gjashtë muaj. Do duhet të votohet nga parlamenti gjithë struktura e KQZ së re, që është komplet model tjetër. Ne pranojmë të hyjë identifkimi elektronik për aq sa arrihet dhe pjesa tjetër të vazhdojë me mënyrë tradicionale dhe PD ta gjejë një njeri, ta zgjedhë nga dhomat e SHQUP, nuk na intereson fare sa i depolitizuar apo i politizuar është, ta vendosë aty me votën tonë, që të merret me teknologjinë. Le ta bëjnë vetë. Nuk duam fare të hyjmë në këtë process, ta marrin elektronikën, ta bëjnë vetë, ne jemi ok.” – shtoi kryeministri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *