Vendosni fjalën kyçe....

Albin Kurti hedh firmën e u bën thirrje qytetarëve të nënshkruajnë peticionin për zgjedhje të reja


Kreu i Vetëvendosjes, Kurti, ka shkuar sot të nënshkruajë peticionin e lëvizjes që drejton, për zhvillimin e zgjedhjeve të reja në vend.

Pas disa muajsh në detyrë, qeverisja e tij u rrëzua pas një mocioni mosbesimi të aleatit LDK dhe pas dekretit të presidentit Thaçi që i dha të drejtën e formimit të qeverisë së re, partisë së drejtuar nga Isa Mustafa.

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti u bën thirrje qytetarëve që të dalin të nënshkruajnë peticionin duke theksuar se zgjedhjet janë qëllimi politik i Vetëvendosjes, raportin Lajmi.net.

“Zgjedhjet janë qëllimi ynë politik sepse zgjedhjet janë parimi i shkelur demokratik. I ftoj të gjithë qytetarët që ta nënshkruajnë peticionin në sheshin e qytetit të tyre, nëse nuk e kanë bërë këtë deri më tani.” – shkruan Kurti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *