Vendosni fjalën kyçe....

Punonjësit e fasonerive protestë në Durrës: Duam të drejtat tona


Mëngjesin e 5 qershorit, punonjësit e një fasonerie në qytetin e Durrësit e kanë nisur me protesta.

Një grup punonjësisht janë vendosur në shkallët e hyrjes së godinës së Tatimeve të qytetit, ndërsa në duar mbajnë disa pankarta.

“Kur more taksa ishe me ne, po sot ku je?”, “Duam pagën e luftës”, – thuhet në një nga pankartat.

Ata shprehen se duan të drejtat e tyre, duke iu referuar pagës së luftës të cilën ata nuk e kanë marrë. Ata thonë se s’do t’i lejojnë punonjësit të futën në zyrë, ndërsa akuzojnë shtetin se i ka lënë në harrësë dhe po bën padrejtësi ndaj tyre.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *