Kjo është e dhjeta herë që shtyhet gjyqi për Arbër Çekajn, pronari i firmës “Arbri Garden”, ku u sekuestrua kontejneri me 613 kg kokainë dy vjet më parë.
Ditën e sotme, Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të mbante seancën për Çekajn dhe për Donaldo Lushajn ( menaxher i kompanisë), dhe Armand Pezakun ( shoferi i kamionit që transportoi kontenierin e bananeve ku i gjet droga ).
Avokati i Pezakut, kërkoi veçimin e çështjes, por kërkesa e tij është rrëzuar nga gjykata.
Arbër Çekaj u arrestua në Gjermani dhe u ekstradua në Shqipëri pasi akuzohet për 613 kg kokainë të kapur në portin e Durrrësit, në shkurt të 2018-ës.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 21 vite burg për biznesmenin, lidhur me trafikimin e sasisë më të madhe të kokainës të kapur ndonjëherë në vendin tonë.