Policia e Shtetit është alarmuar pak më herët, për shkak të një çante të dyshimtë që është gjetur në afërsi të ambasadës ruse në kryeqytet. Punonjësit e ambasadës ishin frikësuar pasi kanë dyshuar për një bombë dhe kanë kërkuar menjëherë ndihmën e policisë.
Forcat xheniere kanë shkuar në vendngjarje, u bë rrethimi i perimetrit të zonës, dhe pasi u hap çanta e dyshimtë, Brenda saj u zbuluan vetëm rroba.
“Më datë 05.06.2020, rreth orës 15:00, në vendin e quajtur bulevardi “Bajram Curri“, në afërsi të një objekti të rëndësisë së veçantë është gjetur një çantë e dyshimtë, ngjyrë e zezë, e cila u hap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, dhe në brendësi të saj kishte disa rroba trupi. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”– thuhet në njoftimin e policisë.