Partitë politike që janë pjesë e tryezës për reformën zgjedhore kanë arritur dakordësinë për administrimin e zgjedhjeve.
Palët kanë pranuar përfshirjen 100% të identifikimit elektronik të votuesve në zgjedhje ndërsa Partia Socialiste ka hequr dorë nga depolitizimi i administratës zgjedhore.
PS-ja e mori këtë vendim pasi PD-ja kërkoi që administrata publike të jetë e përjashtuar sipas një formule të propozuar nga BE-ja.
Për zgjedhjet e ardhshme, komisionet do të mbeten siç janë aktualisht. Pjesë e dakordësisë mes palëve për administrimin zgjedhor është edhe riformatimi i KQZ-së.
Ky do të jetë një organ i ndarë në tre trupa të balancuara politike. Kryetari zgjidhet me konsensus, nënkryetari nga opozita.