Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Rëndësi ka që LBPD do hyjë në zgjedhje me Kodin Zgjedhor siç e deshën vetë


Kryeministri Rama deklaroi mbrëmjen e sotme se PD-ja do hyjë në zgjedhje me Kodin Zgjedhor që deshi vetë.

Ky kod, shkruan kryeministri, është i pranuar nga ODHIR n dërsa BE-ja është e kënaqur dhe Shqipëria s’ka më pikëpyetje në prag të vendimit për datën e nisjes zyrtare të negociatave.

“Pas 3 vjetësh marshim e 3 netësh ngujim na sollën fjalën e fundit: “Mirë e kishim ashtu siç e kishim. Po mirë, unë kam menduar e mendoj që ka edhe më mirë, po meqë LBPD janë të kënaqur me kaq për zgjedhjet e ardhshme, bujrum, si ta duan ata. Rëndësi ka që: LBPD do hyjë në zgjedhje me Kodin Zgjedhor siç e deshën vetë. ODHIR është dakord që kjo nuk e cënon lirinë e zgjedhjeve. BE është e kënaqur, Shqipëria s’ka më pikëpyetje në prag të vendimit për datën e nisjes zyrtare të negociatave. Ah po, mbaroi edhe revolucioni.” – shkruan Rama në Twitter.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *