Vendosni fjalën kyçe....

Basha i propozon Kryesisë nisjen e procesit për përzgjedhjen e kandidaturave për zgjedhjet e ardhshme


Janë zbardhur disa nga temat e diskutimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, në selinë blu.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, ka propozuar nisjen e procesit të përzgjedhjes, konsultimit dhe seleksionimit të kandidaturave për zgjedhjet parlamentare dhe vendore.

Basha propozon që kandidatët për deputetë dhe kryetarë bashkie do të kenë votën e anëtarësisë së Partisë Demokratike.

Ky proces pritet të nisë nga 20 qershori deri në 15 shtator, duke e mbajtur të angazhuar në maksimum bazën e Partisë Demokratike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *