Vendosni fjalën kyçe....

Policia i hoqi patentën, reagon Shkëlzen Berisha: Më falni për tejkalimin e shpejtësisë, nuk kundërshtova policinë, shpifin mediat pranë qeverisë


Shkëlzen Berisha ka reaguar në lidhje me lajmin se policia i ka hequr lejen e drejtimit pasi u kap me tejkalim shpejtësie.

Në reagimin e tij, Berisha, kërkon ndjesë që tejkaloi shpejtësinë por ka hedhur poshtë aludimet e ngritura në Gazetën Shqip e cila publikoi e para lajmin, se ka kundërshtuar forcat e policisë.

Më tej ai sqaron se nuk ka kundërshtuar për asnjë moment efektivin e policisë dhe ka dorëzuar patentën në zbatim të ligjit.

Ndërsa e ka quajtur lajmin dhe akuzat për kundërshtim ndaj policisë si të sponsorizuar nga mediat afër qeverisë.

Të dashur miq së pari më duhet ta nis me një ndjesë për kalimin e shpejtësisë së lejuar sepse ajo kërcënon jetën e të gjithëve. Së dyti, në lidhje me një shpifje të shpërndarë sot nga media pranë qeverisë dëshiroj të sqaroj se për asnjë moment dhe në asnjë rrethanë, asnjë procedure ligjore apo punonjës i rendit nuk është kundërshtuar nga unë gjatë ushtrimit të detyrës. Dokumenti i kërkuar në zbatim të ligjit është dorëzuar po në zbatim të ligjit, pa asnjë lloj debati, kundërshtimi apo refuzimi. Nëse do ishte ndryshe sot në vend të shpifjeve të mediave pranë qeverisë do duhej të kishim një padi nga ana e policisë për kundërshtim të saj gjatë ushtrimit të detyrës. Por në vend të akuzës kemi shpifjen, sepse e para kërkon prova ndërsa e dyta vetëm lekët e atyre që e sponsorizojnë”-shkruan Shkëlzen Berisha.

Ditën e sotme në Gazetën Shqip, u raportua heqja e patentës nga policia për Shkëlzen Berishën. Ku në teksa sqaronte ngjarjen kjo gazetë online shkruante se ai kishte kundërshtuar efektivët e rrugores.

“Pas ndalimit nga policia, djali i ish-kryeministrit fillimisht nuk ka pranuar të dorëzojë heqjen e patentës, duke kundërshtuar punonjësit e policisë rrugore. Por shefi i Policisë, Kërka, pasi është njohur  se personi që po i ngiste makinë  ishte Shkëlzen Berisha, ka urdhëruar menjëherë që të zbatohet ligji, duke ia marrë patentën”-shkruhet në Gazetën Shqip.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *