Barcelona nuk është e vetme në garën për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez. Së fundmi në valle janë futur Reali i Madridit, Mançester Junajtid dhe Liverpuli.
Sipas mediave sportive spanjolle, drejtuesit e klubit katalanas e kanë arritur marrëveshjen e lojtarin për 5 vitet e ardhshme ku argjentinasi do përfitojë 12 milionë euro në sezon, por s’e ka arritur mërrëveshjen ende me Interin i cili kërkon 111 milionë eurot e klauzolës.
Tashmë që gara është zgjeruar, klubi italian do jetë m,ë i përfituari duke qenë se ka mundësinë të zgjedhë mes ofertave të ndryshme që do i vijnë për talentin.