Vendosni fjalën kyçe....

Algoritmi i Twitter-it, nëse kërkoni fjalën “racist” llogaria e Donald Trump-it renditet e para


Nëse hapni Twitter-in, kërkoni për fjalën ‘racist’ dhe më pas zgjidhni kategorinë ‘njerëz’, llogaria në Twitter e Presidentit Donald Trump kryeson listën.

Përdoruesit filluan ta vërejnë këtë gjë të premten. Sa i përket këtij shkrimi, rezultatet e kërkimit mbeten të njëjta. CNET foli me një zëdhënës të Twitter-it, i cili tha se rezultatet vijnë nga algoritmi i platformës.

Nëse shumë njerëz përmendin një llogari dhe përfshijnë fjalën ‘racist’ llogaria do të shfaqet në kërkimet që bëhen për atë fjalë, do të thotë që përdoruesit mund të përmbytin llogari të veçanta me terma negativë për t’u futur në një narrativë të caktuar.

Llogaritë e tjera që tregohen në kërkimin më poshtë Trump-it, përfshijnë të ashtuquajturit luftëtarët e anti-racizmit, të cilët kanë vendosur parulla kundër racizmit në emrat ose bios-et e tyre në Twitter.

Trump ka pasur një marrëdhënie tronditëse me Twitter-in gjatë presidencës së tij.

Platforma nuk pranon t’u përmbahet kërkesave të turmave për të ndaluar llogarinë e presidentit ose për të censuruar shumë atë, por ndërmarrja ka filluar të vendosë ‘kontrolle faktesh’ dhe paralajmërime në tweet-et e tij, diçka që nuk bën për llogaritë e të majtëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *