Vendosni fjalën kyçe....

Kukësi shpartallon Partizanin, Tirana marshon drejt titullit


Kanë përfunduar ndeshjet e javës së dytë të Superligës shqiptare pas rifillimit të saj.

Në ndeshjet e ditës së sotme kanë fituar ekipet pretendente për titullin kampion, Tirana e Kukësi që ruajnë kështu largësinë nga njëri-tjetri ndërsa Partizani vijon rënien e lirë.

Tirana mundi Luftëtarin 5-0 kurse Kukësi zhyti edhe më shumë në krizë Partizanin duke e mundur në Tiranë me rezultatin 3-1.

Fitore arriti edhe Bylisi ndaj Teutës e Laçi e Skënderbeu respektivisht ndaj Vllaznisë e Flamutarit. Pas ndeshjeve të sotme Tirana kryeson me 59 pikë e ndjekur nga Kukësi me 50.

Partizani ka rrëshqitur në vendin e shtatë ndërsa interesante mbetet gara për në Kupat e Europës pasi janë disa ekipe që kanë mundësi të mira për këtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *