Pas zhurmës së madhe që shkaktoi publikimi i një komenti të një senatori republikan, redaktori i “New York Times” është detyruar të japë dorëheqjen.
James Bennet dha dorëheqjen pasi artikulli i senatorit Tom Cotton me titullin “Dërgoni trupat” shkaktoi revoltë në redaksi, shkruan sot gazeta. Në shkrimin në fjalë, shprehej mbështetje lidhur me kërcënimin e presidentit amerikan Donald Trump, për të përdorur ushtrinë për të shuar trazirat e krijuara në protestat për vdekjen e George Floyd.
Bennet fillimisht kishte mbështetur publikimin e artikullit duke dhënë dhe arsyet për këtë, por më pas tha se artikulli “nuk i plotësonte” standardet e në fund pranoi se as nuk e kishte lexuar fare, para se të jepte “ok” për publikimin.
Ndryshimet në qëndrimin e Bennet erdhën pas protestës së publikut dhe stafi mbi shkrimin, e botuar në faqen e internetit të gazetës të mërkurën e kaluar (lexo këtu). Disa gazetarë madje nuk shkuan në punë të enjten në shenjë proteste.