Vendosni fjalën kyçe....

Meta i rikthen në Kuvend mazhorancës ligjin “për përmirësimin e zonave të biznesit”


Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka rikthyer për shqyrtim në Kuvend ligjin “për përmirësimin e zonave të biznesit”.

Kreu i Shtetit jep edhe arsyet e kthimit të këtij ligji, duke u shprehur se shkel parimet kryesore kushtetuese të:

– lirisë së veprimtarisë ekonomike;
– ushtrimit të së drejtës së pronës private me gjitha tagrat e saj (zotërimin);
– mënyrës së caktimit të taksave dhe tarifave vendore;
– mënyrës së administrimit të fondeve publike dhe të ushtrimit të kompetencave dhe përgjegjësive të detyrueshme të njësive të vetëqeverisjes vendore.

Më tej, Presidenti Meta sqaron se ky ligj krijon detyrime rënduese për biznesin e vogël, duke i vënë para një skeme të taksimit të dyfishtë.

“Ky ligj, në tërësinë e tij, përmes parashikimeve për mënyrën e krijimit, organizimit dhe të imponimit të organizatës BID ndaj zotëruesve të njësive ndërtimore në një zonë të caktuar, krijon detyrime rënduese për biznesin e vogël, duke cenuar lirinë e pronës, lirinë ekonomike dhe duke i vënë para një skeme të taksimit të dyfishtë”, thekson Presidenti.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *