Mëngjesin e sotëm disa fadroma të IKMT-së të shoqëruara nga policia kanë shkuar në plazhin e Velipojës për të shkatërruar disa ndërtime në zonë.
Banorët kanë kërkuar që procesi i prishjes të shtyhet pasi ëstë sezon turistik.
Kundër prishjes në këtë periudhë është shprehur edhe kryebashkiakja e Shkodrës, Ademi, e cila ka thënë se ndërhyrja është bërë pa lajmërimin e banorëve dhe se prishja duhet të shtyhet pas sezonit turistik, për t’i dëmtuar sa më pak pronarët e bizneseve.