Ka nisur planifikimi i udhëtimeve në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, me fluturimet e para që janë vendosur për pak ditë.
Sipas një njoftimi, më 13 qershor do të ketë një fluturim nga Prishtina në Dusseldorf, me nisje në ora 19:30, ndërkaq më 14 qershor do të jetë një fluturim tjetër nga Prishtina në Stuttgart në ora 09:50.
“Ne, për çdo ndryshim të bërë nga kompanitë ajrore do të bëjmë përditësimin e informacionit dhe do të ju mbajmë të informuar. 13 Qershor 2020 – EW5703 Prishtinë-Dusseldorf (ora 19:30) EUROWINGS. 14 Qershor 2020 EW5713 Prishtinë-Stuttgart (ora 09:50) EUROWINGS”, thuhet në njoftimin e Aeroportit.
Ndërsa përsa u përket fluturimeve në kthim, të gjithë personat e interesuar duhet të kontaktojnë me Ambasadat e Kosovës në shtetet përkatëse dhe për bileta të kontaktojnë me kompanitë ajrore e agjencitë.