Studiuesit kanë bërë një përparim të ri duke përdorur proteina të rigjeneruara për të ‘zhbllokuar’ aftësitë brenda trupit të njeriut, të cilat mund të ndalojnë rritjen e kancerit dhe madje mund të rigjenerojnë neuronet e dëmtuara.
Bioinxhinierja e Universitetit të Stanfordit, Jennifer Cochran, ka shpenzuar vite të tëra duke studiuar dhe rigjeneruar lajmëtarët e proteinave të njohur si ligandë.
Ligandet rregullojnë proceset biologjike në mushkëritë, kockat, enët e gjakut dhe organet e tjera kryesore, prandaj janë thelbësore për luftën kundër shumicës së sëmundjeve që pllakosin njerëzimin.
Duke u bazuar në hulumtimet e përfunduara në vitin 2019, Cochran dhe kolegët e saj projektuan me sukses një ligand për të prodhuar dy rezultate shumë të ndryshme por po aq të rëndësishme: Një shkaktoi që qelizat neuronale të rigjenerohen ndërsa ndryshimet e vogla në të njëjtën proteinë penguan rritjen e tumorit të mushkërive.
Ndërsa hulumtimi është kryer vetëm në qelizat njerëzore dhe ato të minjve në kushte laboratorike, ekipi shpreson se mund të revolucionarizojë aftësinë tonë për të trajtuar një sërë sëmundjesh.
“Këto proteina mund të shpresojmë që një ditë të përdoren për të trajtuar sëmundjet neurodegjeneruese, kanceret dhe çrregullime të tjera të tilla si osteoporoza dhe arterioskleroza”, tha Cochran.
Ligandet dhe receptorët punojnë në simfoni për të dërguar mesazhe në qeliza dhe duke projektuar me kujdes format e ligandëve, shkencëtarët mund të efektet e fuqishme terapeutike brenda trupit tonë.
Duke përdorur teknika të sofistikuara të inxhinierisë molekulare, studiuesit mund të ndërtojnë miliona ‘çelësa’ biologjikë duke riorganizuar aminoacidet të cilët përbëjnë një ligand të caktuar dhe më pas të testojnë secilin individualisht për të zbuluar se si të zhbllokojnë receptorë të caktuar dhe të arrijnë rezultate të jashtëzakonshme si ndërtimi i qelizave më të forta ose kufizimi i rritjes së qelizave tumorale.