Damian Gjiknuri i cili është bashkëkryetar i Komisionit për Reformën Zgjedhore, ka thirrur nesër një mbledhje për Këshillin Politik.
Ai ka propozuar që mbledhja të mbahet në orën 11:00, në ftesën që i ka dërguar me e-mail përfaqësuesve të opozitës Oerd Bylykbashit dhe Petrit Vasili, si dhe Rudina Hajdarit.
Gjiknuri thotë se kjo mbledhje duhet të miratojë amendimet e marrëveshjes së arritur për Reformën Zgjedhore.
“Kjo bëhet edhe më e mprehtë nga nevoja për të kaluar të gjitha procedurat parlamentare deri në miratimin e saj në seancë plenare, duke pasuar edhe me zgjedhjen e organeve përkatëse brenda këtij sesioni parlamentar që mbaron në fund te Korrikut 2020. Çdo vonesë në miratimin e ligjit dhe zgjedhjen e organeve të reja të KQZ do të rrezikojë fillimin e implementimit të teknologjisë për identifikimin elektronik në të gjithë vendin”, shkruhet në e-mailin e dërguar nga Gjiknuri.
Ndërsa për çështjen e sistemit thotë do të trajtohet por në një mbledhje tjetër.