Vendosni fjalën kyçe....

Vdes pacienti nga Lushnja, viktima e 35-të nga COVID-19


Ka ndërruar jetë këtë mëngjes në spitalin infektiv një pacient nga Lushnja.

Ministria e Shëndetësisë thotë se pacienti 59-vjeçar, ishte shtruar prej 6 ditësh në terapi intensive.

“Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 59 vjeçar nga Lushnja, i shtruar prej 6 ditësh në terapi intensive, i konfirmuar me Covid19. 59-vjeçari vuante nga Kardiomiopati e dilatuar, sëmundje renale kronike, diabet mellitus, anemi. Pas asistencës së madhe të stafit mjekësor në terapi intensive, 59 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit”, njoftoi ministria.

Ndërkohë sot është raportuar numri më i lartë i rasteve ditore, që nga fillimi i pandemisë. Plot 44 raste.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *